Arbana Osmani zbulon dhuratat e veçanta pas lindjes së Diellit

19 tetori ishte një ditë e bekuar për Arbana Osmanin dhe Eduart Grishajn, sepse ata u njohën me të voglin e tyre, Diell. Moderatorja e njohur solli në jetë djalin e saj të dytë dhe sigurisht që nuk kishte ditë më të bukur se ajo e djeshmja për të dhe regjisorin.

Lajmin e bukur e dha vetë Eduarti duke pozuar me të voglin në krahë, ndërsa Arbana publikoi një foto të duarve të të katërve si familje e falenderoi të gjithë për urimet.

Mirëpo këto urime kanë qenë një pjesë e surprizës, sepse pas lindjes ajo është mbuluar me dhurata të shumta.

Sot modertaorja ka zbuluar një pjesë prej tyre në Instagram dhe të parën ka publikuar atë të Xhemi Shehut, që duhet të ketë qenë dhe më e veçanta. Mikja e saj i ka bërë si dhuratë një byzylyk me simbolin e diellit bazuar tek emri që i kanë vendosur djalit.

Dje Xhemi nuk harroi t’i bënte dhuratë edhe Diellit, një arush gjigand, që me siguri do jetë shoku më i mirë i tij për shumë vite me radhë.

View this post on Instagram

Me Luken drejt Diellit ???? @arbanao @eduartgrishaj

A post shared by ????? ????? (@xhemishehu_) on

Arbana ka marrë edhe buqeta me lule nga miq e bashkëpuntorë të tjerë të saj, ku bie në sy ajo e presidentes së Top Media, Vjollca Hoxha. Ajo i ka dërguar në shtëpi një vazo të mbushur me trëndafila shoqëruar me një pusullë ku shkruhet: “Me jetë të gjatë djali! Përqafime Vjollca Hoxha”.

Kujtojmë se Osmani është autore dhe drejtuese e programit “Dua të të bëj të lumtur” dhe pak kohë pas lindjes do të shfaqet sërish në ekran për edicionin e ri të tij.

 

Share With:
Translate »
1988 Views