Arbana reagon pasi rrjeti iu kthye i gjithi kundër: Dëgjojeni përpara se të gjykoni

Arbana Osmani ka reaguar pas valës së komenteve dhe reagimeve që kanë shpërthyer në rrjete sociale, pas njoftimit se Fero do të jetë i ftuari i radhës në podcastin e saj “Mirmëbrëma YJE” (LEXO KETU)

“I kam lexuar të gjitha reagimet në rrjet në lidhje me pjesëmarrjen e Feros tek @mirembremajuve. E respektoj mendimin e secilit prej jush, dhe e marr si shenjë vlerësimi ndaj meje të gjithë këtë tymnajë; por besoj është e udhës që përpara se të gjithë të dalin në përfundime të nxituara, të dëgjojnë dhe të kuptojnë arsyen kryesore pas kësaj ftese,”- shkruan Arbana.

Moderatorja i ftoi ndjekësit që ta ndjekin episodin e plotë përpara se të formojnë mendimin e tyre, duke theksuar se gjithçka do të kuptohet nesër në mbrëmje.

“Nesër, ora 20:00 në kanalin tim në YouTube,” -shkruan ajo, duke lënë të kuptohet se episodi do të zbulojë më shumë rreth motivit të intervistës me reperin, i cili prej kohësh është në qendër të vëmendjes për deklaratat dhe sjelljet e tij publike.

Share With:
Translate »
85 Views