Arbër Hajdari ndan foton me të bijën, e cila qenka kopja e babit

Arbër Hajdari, opinionisti i njohur i “Big Brother VIP”, ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë familjar. Në një postim ai publikoi një foto ku shfaqet me vajzën e tij të vogël, duke shkruar: ” Vogëlushja jonë hodhi hapat e parë… tani fillon loja 😂 ❤️👣 “

Ky moment shënon një hap të ri në jetën e tij si baba, pas lindjes së vajzës në fillim të janarit 2024. Në atë kohë, Arbëri ndau me ndjekësit lajmin e gëzuar përmes një postimi në Instagram, ku shprehte falënderimet për Zotin dhe dëshironte që vajza e tij të ketë një jetë të gjatë dhe të lumtur.

Arbër dhe partnerja e tij, Vlera Devolli, u martuan në tetor 2022, pas një lidhjeje disa vjeçare. Ata u njohën përmes fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, ku Arbëri është i angazhuar. /Kids’Time/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arbër Hajdari (@arberhajdari)

Share With:
Translate »
136 Views