Archie është shumë i lumtur që do bëhet vëllai i madh, por Meghan dhe Harry janë të shqetësuar

Fëmija i parë i Meghan dhe Harry, Archie është shumë i lumtur që do të bëhet vëllai i madh. Us Weekly raporton se vogëlushi po pret me padurim që mami Meghan të sjellë në jetë motrën e tij të vogël.

“Archie e di që do të bëhet vëllai i madh dhe është shumë i lumtur. Ndërsa Meghan dhe Harry janë pak të shqetësuar sepse do kenë dy fëmijë tani dhe secili kërkon vëmendje. Ata po përpiqen t’i japin Archiet të gjithë vëmendjen që munden tani për tani”-tha burimi për Us Weekly.

Meghan dhe Harry po presin të emocionuar ardhjen në jetë të fëmijës së dytë dhe janë shumë të lumtur që do bëhen me vajzë. Kujtojmë që Harry së fundmi udhëtoi për në Britani për të marrë pjesë në ceremoninë e princit Philip dhe tani po pret me padurim të rikthehet në familje.

Share With:
Translate »
321 Views