Depresioni pas lindjes mund të zgjasë deri në tre vite

Depresioni pas lindjes (PPD) është një gjendje e zakonshme që prek 10 deri në 15 përqind të grave.

Në shumë raste, PPD mund të rezultojë në situata të tilla si, çrregullime të gjumit, ndryshime në humor, humbje të oreksit dhe vështirësi në përqendrim shkruan VeryWellFamily, transmeton Gazeta Shneta.

Sipas një studimi të botuar në “Trajectories of Maternal Postpartum Depressive Symptoms”studiuesit vëzhguan pjesëmarrësit duke vlerësuar simptomat e tyre në 4,12, 24 dhe 36 muaj.

Së fundmi, ata konkluduan se 25 përqind e prindërve kishin simptoma të dukshme të depresioni edhe pas tre viteve.

Meqenëse efektet e PPD mund të ndikojnë në zhvillimin emocional, njohës dhe të sjelljes te fëmija, trajtimi është zgjidhja e duhur.

Share With:
Translate »
104 Views