Archie kërkoi një dhuratë të shtrenjtë për Krishtlindje dhe mami Meghan ka një përgjigje të prerë për të!

Archie, djali i princit Harry dhe Meghan Markle nuk do ta gjejë poshtë pemës dhuratën që ka kërkuar për këtë Krishtlindje.

Së fundmi Meghan shpjegoi se i biri, vetëm 4 vjeç, dëshironte një aparat fotografik profesional që kushtonte më shumë se 8 mijë euro. “Nuk do ta kesh kurrë! As për Krishtlindje”, ishte përgjigjja e dukeshës së Sussex-it për kërkesën e djalit të saj me Princin Harry.

Sipas saj, i vogli Archie është një fotograf i ri. Pasioni duket se ka lindur falë takimit me fotografin Misan Harriman.

“Herën e fundit që ai ishte me ne, po i tregonte se si të bënte foto dhe unë i bleva Archie-t një aparat fotografik”, shpjegoi gruaja e Princit Harry. Reagimi i fëmijës ishte i papritur: “Ai tha: Por nuk është një Leica si ajo e Misanit”.

Ajo që priste fëmija ishte një pajisje profesionale dhe me kosto të lartë dhe kryesisht për këtë arsye nëna e tij nuk ka ndërmend t’ia blejë atë për një fëmijë. Megjithatë, ajo nuk ka ndërmend të pengojë pasionin e djalit të saj të madh Archie, i cili duket shumë i apasionuar me fotografinë.

Archie kërkoi një dhuratë të shtrenjtë për Krishtlindje dhe mami Meghan ka një përgjigje të prerë për të!

Share With:
Translate »
52 Views