Ardit Gjebrea me të bijën në krah drejton të ‘Dielën Shqiptare’ nga ambientet e shtëpisë
Ardit Gjebrea po e drejton të ‘Dielën Shqiptare’ nga ambjentet e shtëpisë së tij, siç edhe paralajmëroi pak ditë më parë. Megjithëse nuk është në studio, ai po ja del ta përballojë edhe virtualisht të gjithë punën e tij. Gjatë pjesës së parë të programit, gazetari ka treguar se bashkë me të është duke e kaluar Covid-19 edhe pjesa tjetër e familjes, pra e bija dhe bashkëshortja.
Vajza e tij i është bashkuar pak programit krah të atit dhe Arditi bëri të ditur që me shumë gjasa ajo është infektuar në shkollë.
Fatmirësisht teknologjia i ka ndihmuar të gjithë në këtë periudhë goxha të komplikuar dhe të vështirë, pasi çdo gjë që më parë as nuk mund të imagjinohej se mund të bëhej pa qenë pranë njëri-tjetrit, tashmë realizohet edhe virtualisht.