Arilena Ara nuk mban dot lotët në X Factor: Unë nuk kam pasur mundësinë të këndoj për babin

Një nga performancat më emocionuese në “X Factor” në Tv Klan ishte padyshim ajo e Kevinit. Ai dhuroi disa momente mjaft të ndjera me këngën “Daddy” që ia dedikoi babit të tij, i cili është ndarë nga jeta pak kohë më parë.

Performanca e tij përloti mentoren e tij, Arilena Arën, e cila i tha se ajo nuk ka pasur mundësinë që të këndojë për babin, teksa u shpreh se Kevin ka kënduar për të dy.

Alketa Vejsiu: Arilena të shoh të përlotur, të emocionoi apo jo?

 

Arilena Ara: Kev… Unë vetë nuk kam pasur ndonjëherë mundësinë që të këndoj për babin, ti ke kënduar për të dy ne në fakt. Ti meriton skenën, meriton shkëlqimin, meriton që të gjitha yjet paralele, të gjitha universet paralele, të mblidhen dhe të funksionojnë që do të bëjnë ty “The next superstar”. Ti je edhe ylli i babait, je edhe ylli im.

Share With:
Translate »
100 Views