Arjola rrëfen mes lotësh tentativën e vetëvrasjes dhe se si e shpëtoi e ëma
Mbrëmjen e sotme, aktorja Arjola Demiri, ka rrëfyer në Big Brother Vip historinë e saj. Ajo tregoi se pas disa vitesh të martesës së saj, mësoi se bashkëshorti e tradhëtonte duke krijuar një lidhje tjetër.
Arjola kishte marrë vendimin të divorcohej gjë të cilën e ëma nuk kishte qenë dakord pavarësisht mbështetjes. Pas divorcit, në kushte të vështira, Arjola tregoi se ka qenë ndër periudhat më të errëta të saj duke u përballur edhe me depresionin.
Në një gjendje të tillë, në kushte të rënda psikologjike, Arjola ishte ngjitur në katin e tretë të shtëpisë, për t’u hedhur, për t’i dhënë fund jetës. Ka qenë e ëma ajo e cila e ka shpëtuar duke i thënë këto fjalë: “Kujt do t’ia lësh fëmijët? Ata do të të mallkojnë shpirtin nëse ti i lë!”
Një histori e trishtë, me një mesazh të madh për jetën. /Kids’ Time