Pandemia dëmtoi rëndë arsimin; Nxënësit kanë nevojë për programe shtesë mësimore

Nxënësit po plotësojnë njohuritë me programe mbështetëse pas shkollës.

Mësimdhënia me orë të shkurtuara apo mësimi online gjatë fillimit të pandemisë ka lënë shenjë te fëmijët, të cilët janë mësuar me më pak ngarkesë.

David Cefaj, nxënës në klasë të tretë u shpreh: “Kur u rikthyem normalisht na u shtuan orët nga 2 në 5. Më mirë me shumë orë mësimi por ne të klasës së tretë na pëlqen më pak. Kam më shumë vështirësi në lexim se nuk ulem të lexoj, ma tërheq më shumë vëmendjen telefoni. Edhe pse lënda ime e preferuar nuk është gjuha, por matematika”.

Albana Mucaj, nënë e dy fëmijëve dhe drejtuese e një qendre edukimi vë re se më shumë se kurrë këtë vit shkollor prindërit janë të shqetësuar se fëmijët e tyre kanë humbur përqendrimin e po ju largohen librave.

“Ne duhet të theksojmë se prindërit sot janë shumë më ambicioz e të etur për ti edukuar fëmijët. Ka ndodhur që ky interes të jetë e para pandemisë, por gjatë pandemisë ka ndodhur që ky interes të rritet sepse prindërit janë të ndërgjegjshëm për mangësitë e fëmijëve të tyre në këto dy vite që mësimi është zhvilluar me orë të shkurtuara e i regjistrojnë në kurse mbështetëse për të arritur rezultate të mira”, tha Albana Mucaj, drejtuese e qendrës së edukimit.

Pandemia e Covid 19 ndryshoi metodën e mësimdhënies kudo, por veçanërisht nuk u prit mirë në disa klasa.

“Ka qenë më delikate kryesisht në klasat e para, klasat e 5 dhe vitet e para në gjimnaze e ku duhet të shfaqim më shumë impenjim të gjithë në këtë sfidë të përbashkët”.

https://www.youtube.com/watch?v=Fr9DlqHPEP8

Share With:
Translate »
166 Views