Armina Mevlani kishte standarte të larta që në adoleshencë, tregon listën e gjërave që kërkonte kur ishte 16 vjeçe

Po të shikosh jetën e fashion blogeres së njohur Armina Mevlani në Instagram, mendon me vete sa perfekte e ka jetën kjo vajzë. Ajo udhëton, vishet me marka të shtrenjta, ka një partner ideal, ka një biznes të sajin, pra me pak fjalë fatmirësisht ka çdo gjë që një vajzë ëndërron.

Gjithsesi, Armina vite më parë nuk i kishte gjithë këto të mira. Edhe ajo ëndërronte, madje kur ishte 16 vjeçe dëshironte të kishte disa produkte makeup-i, disa aksesorë metalarë si byzylykë, varëse, rripa etj.

Përmes një fotoje në Instastory, Armina zbulon çfarë ëndërronte të kishte kur ishte adoleshente.

Ajo madje i ka të shkruara, të gjitha kërkesat e saj për jetën asokohe. Ndryshe nga siç e shohim sot, Armina mesa duket në adoleshencë paska qenë një “rocker-e”.

1-1 ton fytyre të errët (ca tualete)

2-CD bullet for my valentine

3-2 palë kapucë të hapura (me skelete apo kuadrate)

4-Çdo gjë që mund të jetë me Slipknot (këpucë, çantë dhe bluza)

5-Një I-Pad 2 giga

6-Disa aksesorë metalarë si rripa, byzylykë

7-2 funde ose të gjata ose treçerekëshe me ngjyra tip “hipi” dhe një të shkurtër fare xhins.

Besoj se Armina sot i ka të gjitha, ose shumë më shumë.

 

Share With:
Translate »
594 Views