Armina Mevlani zbulon se çfarë e emocionoi më shumë në dasmën e saj!
Prezantuesja e njohur, Armina Mevlani ka folur për “Goca e Gra” sonte lidhur me dasmën e saj dhe Shkëlzenit.
Ajo tha se fjalimi i vjehrrit të saj ishte një nga ngjarjet më surprizë të asaj mbrëmjeje.
Më tej, moderatorja e njohur theksoi se fjalimi i Berishës ishte një nga gjërat më të bukura të asaj dasme, madje ajo tha se kishte aq humor.
Dalina Buzi: Doja të thoja vetëm diçka nga pjesa kur u nxor fjalimi i Berishës, kjo nuk ishte pjesa më e bukur për mendimin tim. Fjalimi i Berishës ishte një nga gjërat më të bukura të asaj dasme, kishte aq humor sa kemi qeshur të gjithë. Pjesa më e bukur ishte kur ai tha disa të mira të Shkelzenit dhe tha “Arritja më e madhe e djalit tim është Armina Mevlani”
Armina Mevlani: Edhe për mua fjalimet e doktorit dhe të babit kanë qenë pjesa më emocionuese. Nga babi e prisja por nga doktori jo me thënë të drejtën, të thoshte diçka kaq të ndjerë e të lartësojë femrën dhe ti japë femrës respektin dhe lëvdatat e duhura. Akoma e shikoj videon dhe mund të them se ka qenë ndër surprizat më të bukura të asaj mbrëmjeje.