Pse Armina dhe Shkëlzeni nuk po bëjnë dot muaj mjalti?

Prezantuesja e njohur, Armina Mevlani ka folur për “Goca e Gra” sonte lidhur me dasmën e saj dhe Shkëlzenit.

Ajo tha se fjalimi i vjehrrit të saj ishte një nga ngjarjet më surprizë të asaj mbrëmjeje.

Edhe për mua fjalimet e doktorit dhe të babit kanë qenë pjesa më emocionuese. Nga babi e prisja por nga doktori jo me thënë të drejtën, të thoshte diçka kaq të ndjerë e të lartësojë femrën dhe ti japë femrës respektin dhe lëvdatat e duhura. Akoma e shikoj videon dhe mund të them se ka qenë ndër surprizat më të bukura të asaj mbrëmjeje.

Por Armina u ndal edhe te muaji i mjaltit. Ajo tha se nuk do t’i bëjë tani pushimet me Shkëlzenin.

Dialogu:

Armina Mevlani: Po vdes për ca pushime por nuk e bëj dot tani për momentin.

Dalina Buzi: Ku e ke syrin, mal, det?

Armina Mevlani: Të them të drejtën ne kemi edhe përvjetorin e njohjes shumë shpejt edhe do të doja të rikthehesha aty ku më është bërë propozimi të kaloja ndonjë fundjavë. Nuk e di si do të na vijë se tani është edhe java e modës Parisit, shumë punë shumë impenjime.

Dalina Buzi: Provo andej nga Argjentina nga Amerika Latine.

Armina Mevlani: Dua të shkoj në Amerikën Latine, por i kam thënë vetes se dua të rri shumë gjatë, për momentin jam aq e zënë me punë. Ndoshta nga fillimi i janarit por do të shohim se si do të jemi me punën.

Share With:
Translate »
105 Views