Arrestohet 20-vjeçarja pasi i shiti nipit të De Niros pak para vdekjes së tij pilula fentanil
Një e re është arrestuar për vdekjen nga mbidoza e fentanilit të nipit të Robert De Niro, Leandro Rodriguez.
Siç raporton “SUN”, 20-vjeçarja Sophia Hallie Marks dyshohet se ka shitur drogë Leandro para se ai të gjendej i vdekur në apartamentin e tij në Manhattan më 2 korrik.
Aktori 19-vjeçar kishte ndjekur hapat e gjyshit të tij dhe kishte bërë emër në Hollywood përpara lajmit të papritur të vdekjes së tij. NYPD ende nuk e ka konfirmuar arrestimin e 19-vjeçarit, për të cilin New York Post raporton se u bë rreth orës 18:00 të së enjtes gjatë një operacioni të fshehtë nga policia.
Sipas të njëjtave informacione, pranë trupit të Leandros u zbulua një lëndë e bardhë dhe mjete droge.
Nëna e tij Drina De Niro, vajza e aktorit Robert, tha se djali i saj vdiq pasi iu shitën pilula fentanyl.
“Dikush i ka shitur pilula fentanyl që ai e dinte se ishin fentanyl dhe prapë ia shiti”, ka shkruar Drena në Instagram.
Zyra e mjekut nuk ka bërë ende të ditur shkakun zyrtar të vdekjes së nipit 19-vjeçar të Robert De Niros.
Leandro kishte hedhur hapat e tij të parë në Hollivud dhe kishte marrë pjesë në tre filma ku luante edhe nëna e tij. Ai ka punuar me Bradley Cooper, Lady Gaga dhe Dave Chappelle në filmin A Star is Born.