Zbulohet shkaku i vdekjes së vajzës së vetme të Elvis Presley-t!

Lisa Marie Presley, fëmija i vetëm i legjendës së rock ‘n’ roll-it, Elvis, vdiq nga një çrregullim i zorrëve, ka thënë zyra e ekzaminuesit mjekësor të Qarkut të Los Angeles-it.

Çrregullimi ishte rezultat i ngjitjeve të shkaktuara nga operacioni për humbje peshe që ajo iu nënshtrua disa vite më parë.

Presley vdiq në moshën 54-vjeçare pasi u dërgua me urgjencë në një spital në Kaliforni më 12 janar.

Dalja e saj e fundit publike ishte dy ditë para vdekjes, në Golden Globes.

Në kohën e vdekjes së Presley-t, zyrtarët lokalë thanë se ndihma e parë ishte dërguar në shtëpinë e saj në Calabasas, ku e gjetën atë në arrest kardiak.

Share With:
Translate »
58 Views