Arsyeja e fortë pse Princ Harry prej 20 vitesh mban të njëjtin byzylyk në dorë

Në internet qarkullojë foto të shumta ku Princ Harry pavarësisht eventit apo veshjes, mban në dorën e tij është gjithmonë i njëjti byzylyk.

Ky aksesor duket se e lidh shpirtërisht me nënën e tij, Princeshë Dianën. Ai e ka marrë byzylykun në udhëtimin e tij të parë në Afrikë në vitin 1997, pak pasi Diana vdiq në aksidentin tragjik.

“Unë erdha për herë të parë në Afrikë në vitin 1997, menjëherë pas vdekjes së nënës sime. Babi na tha mua dhe vëllait tim që të paketonim çantat tona, po shkonim në Afrikë për t’u larguar për pak.”; ka treguar Harry gjatë një interviste të dhënë në vitin 2017. Dy vëllezërit besohet se kanë marrë byzylykët metalikë tradicionalë gjatë asaj kohe.

Ndërkohë, vajza e Princit Harry dhe Meghan Markle nuk ka ardhur ende në jetë, por bastet për emrin e saj kanë nisur që tani nga fansat e çiftit mbretëror. Ka pasur dyshime se Meghan dhe Harry mund ta pagëzojnë të voglën e tyre me emrin Diana, në nder të princeshës së ndjerë, por kjo gjë nuk do të ndodhë. Dyshja nuk dëshirojnë që t’i vendosin vajzës emrin Diana, sepse e dinë që ajo do të jetë në qendër të vëmendjes mediatike dhe nuk duan të jetë nën presion gjithë kohës.

Share With:
Translate »
298 Views