Arsyeja pse zihet më shumë me Markun, Rudina Dembacaj: Më kërkon që të bëjmë një fëmijë

Aktorja e humorit Rudina Dembacaj në një intervistë televizive ka folur për marrëdhënien e ngushtë me të bijën, motrën dhe për familjen e saj të madhe.

Ndër të tjera, aktorja tregoi me humor se e vetmja arsye për të cilën zihet me bashkëshortin, është kërkesa e tij për të sjellë në jetë një fëmijë. Ndërsa, kur u ndal te fëmijët e Markut, e pati të pamundur të mbante emocionet.

E përlotur, Rudina tregoi se nuk është përpjekur kurrë t’u zëvendësojë nënën, por të jetë një shoqe për ta. Meritën për marrëdhënien e mirë që kanë bashkë nuk ia njeh vetes, por bashkëshortit dhe faktit që ka gjetur fëmijë të mrekullueshëm. “Kur ka dashuri, nuk ka nevojë për recetë”,– u shpreh Rudina.

Share With:
Translate »
85 Views