Arsyeja se përse nuk duhet të puthni duart e bebeve

Është shumë e vështirë t’i rezistoni një bebeje për ta puthur por po ashtu dimë se lëkura e foshnjave është mjaft e ndjeshme dhe delikate gjithmonë e rrezikuar nga faktorët e jashtëm.

Për këtë arsye nuk duhet t’i puthni foshnjat e vogla, në mënyrë që kështu të mos u dëmtohet lëkura e tyre.

Puthja përçon baktere që mund të jenë të dëmshme për lëkurën e bebeve, sidomos në pjesën e duarve. Puthjet në faqe ose ballë mund të jenë më pak të dëmshme.

Duke qënë se fëmija ka “vesin” të vendosë duart në gojë, ai do të çoj nëpërmjet kavitetit oral bakteriet brenda organizmit.

E dini se edhe një Herpes i thjeshtë mund të rezultojë fatal për një të porsalindur?
Pra edhe njëherë, mbani larg buzëve tuaja duart e fëmijës! Evitoni edhe puthjet në fytyrë!

Share With:
Translate »
1178 Views