Arta Dade, si vjehrrë dhe si gjyshja që luan me lego

Arta Dade ishte e ftuara e Bieta Sulos në “Ftesë në Pesë” në Top Channel, për të folur mbi jetën personale dhe përditshmërinë e saj.Tashmë prej një viti e gjysmë larg politikës dhe vëmendjes mediatike, Dade na la të kuptonim se e sheh veten shumë të angazhuar në çështjet sociale, aq më tepër ato që kanë të bëjnë me gratë.

Sipas saj, flitet shumë pak për këto të fundit dhe shumë qytete të Shqipërisë kanë nevojë për pasqyrim të situatave me në qendër gratë dhe problemet ekonomike.

Ndër të tjera, ish-ministrja e jashtme, nuk ngurroi të fliste gjatë edhe për jetën personale e familjen, duke zbuluar marrëdhënien e ngushtë me prindërit, fëmijët e nipërit, pa lënë pa përmendur detaje edhe nga e përditshmja e saj.

“Këtë 1 vit e gjysmë jashtë politikës kam rikuperuar kohën me prindërit, nuset, fëmijët dhe nipërit e mbesat. Kam vetëm një grua që më ndihmon një herë në dy tre javë. Po përgjithësisht çdo gjë e bëj vetë. Ndërkohë kaloj edhe kohë me fëmijët. Në studion time nuk ka vend ku të kalosh nga legot e nipërve. I ndërtojmë bashkë dhe mua me vjen keq që t`i prish. Gatuaj gjëra tradicionale për ta, përshesh me gjel, me oriz. Dal nga parku me nipërit, blejmë lule dhe i mbjellim bashkë”

Share With:
Translate »
641 Views