Arta mahnit me format pas lindjes
Një ditë më parë, këngëtarja e njohur Arta Bajrami ka festuar ditëlindjen e saj të 38-të. Këtë e kishte bërë të ditur vetë Arta përmes një fotografie që ka postuar në llogarinë e saj në Instagram. Ajo përmes kësaj fotografie kishte thënë se mbretëreshat lindin në Janar. Për ditëlindjen e saj Arta ka marrë urime e dhurata të shumta. E në mbrëmje ajo pati një darkë romantike së bashku me bashkëshortin e saj. Mirëpo, ajo që bie në sy në njërën nga fotografitë është se Arta menjëherë pas lindjes së vajzës duket në formë.
