Bebet e lindura nga prerjet cezariane më të rrezikuara nga “sëmundja e shekullit”

Është raportuar gjerësisht se foshnjat e lindura nga prerjet cezariane kanë më shumë gjasa të jenë të dhjamosur, sipas një studimi për mënyrën se si ndikon lindja në shendetin afatgjatë.

Ndërsa këto lloje lindjesh shpeshherë janë të nevojshme për shkak rrezikshmërisë së lindjeve natyrale kur foshnja mund të jetë në pozicion të keq, nuk ka oksigjen të mjaftueshëm ose nëna mund të ketë një placentë të ulët, ka edhe raste kur këto lindje bëhen thjesht për zgjedhje personale të nënave.

Por veç shqetësimeve lidhur me shtimin e panevojshëm të këtyre lindjeve tani ekziston shqetësimi që fëmijët e lindur nga prerjet cezariane mund të bëhen obezë në të ardhmen.

Një studim i kohëve të fundit i botuar këtë javë, nga Maria Dominguez-Bellow në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Nju Jorkut ka kërkuar për të trajtuar hipotezën se foshnjat cezariane kanë më shumë gjasa të bëhen obezë.

Çfarë thotë studimi?

Studimi i Dominguez-Bellow rrjedh nga ideja se një seksion cezariane ndalon foshnjat që të marrin baktere nga vagina e nënës së tyre, që zakonisht vendosen në gutën e një të porsalinduri për të bërë përmirësimin e shëndetit të tij në të ardhmen.

Thuhet se, ndërkohë që një lidhje mes obezitetit dhe llojeve të baktereve që jetojnë në gutën e dikujt është e mirë, mënyra në të cilën ndodh akoma nuk dihet.

Share With:
Translate »
881 Views