As 5-vjetori i vajzës s’i bashkoi dot: Leka dhe Elia festa të ndara për Geraldinën
Ditëlindja e 5-të e vogëlushes Geraldina nuk i bashkoi dot prindërit e saj, Princ Lekën dhe Elia Zaharian.
Edhe pse kjo datë është ndër më të veçantat për të dy, ish-çifti mbretëror zgjodhi ta festojë në mënyrë të ndarë, duke ndarë secili urimin e vet përmes rrjeteve sociale.
Në rrjetet e tij, Princi Leka publikoi një foto të vajzës së tij të vogël, shoqëruar me një mesazh emocional dhe përplot dashuri paternale:
“E mira ime Geraldinë,
Në sytë e tu shoh pafundësinë e dashurisë; në buzëqeshjen tënde shoh arsyen pse bota është e mirë.
Uroj që jeta të të përqafojë gjithmonë me dritë, me paqe dhe me njerëz që të duan siç të dua unë.
Të ecësh gjithmonë me zemrën plot guxim dhe me shpirtin plot ëndrra.
Gëzuar ditëlindjen, engjëlli im i vogël!
Me gjithë dashurinë time,
Babi yt.”
Ndërkohë, Elia Zaharia ndau një moment të ëmbël nga festa e vogëlës, ku shihej torta e ditëlindjes dhe vajza duke fryrë qirinjtë, duke e shoqëruar me fjalë plot ndjesi dhe melankoli:
“Dielli im, shpirti i shpirtit tim festoi 5-vjetorin. Mbushem me emocion sa herë me sytë mbyllur mendon dëshirën e saj dhe fryn qirinjtë e tortës.
E shoh tek rritet dhe ndjej lumturi e melankoli… sa shpejt kalon koha!
Do doja që çdo buzëqeshje e saj të zgjasë një përjetësi!
Uroj me shpirt që Zoti ta bekojë me shëndet, jetë të gjatë dhe plot dashuri!
Fëmijët janë prova e parajsës në tokë.”
Dy urime të ndryshme, dy tone të ndryshme — por një dashuri e përbashkët: ajo për vajzën e tyre.
Kjo është e para ditëlindje që Geraldina feston pas ndarjes publike të prindërve të saj, duke konfirmuar se marrëdhëniet mes tyre mbeten të ftohta, por respekti për rolin prindëror qëndron i pandryshuar.
Nëse për publikun, kjo ditë ngjalli nostalgji për kohët kur familja mbretërore shfaqej bashkë e e lumtur, për Elian dhe Lekën ajo mbeti një kujtesë e heshtur se dashuria prindërore vazhdon edhe kur rrugët ndahen. /Kids’Time/