As mami, as babi! Fjala e parë e vogëlushes Geraldina është kaq e pazakontë

Princ Leka dhe Princeshë Elia, gjatë një interviste për emisionin Rudina, rrëfyen detaje për vajzën e tyre, ardhja në jetë e të cilës ndryshoi tërësisht jetën e tyre. Vogëlushja, e cila festoi ditëlindjen së fundmi, lindi në të njëjtën ditë, kur 18 vite më parë u nda nga jeta Mbretëresha Geraldinë.

Kur u pyetën se cila ka qenë fjala e parë që ka thënë vogëlushja, Elia tha: “Rrokëzon, domethënë na na, da da.”. Ndërsa Princ Leka shtoi: “Ka një fjalë…Vetëm “hi”, e shoqëron me dorë.” Më tej, ata zbuluan se shumë shpejt qyteti i Tiranës do të zbukurohet nga statuja e Mbretëreshës Geraldinë.

Princ Leka tregoi se kjo ishte një dhuratë nga shteti hungarez, një bust me fustanin që është bërë nuse. “Është imazhi i saj më i njohur dhe për mendimin tim është pozitive sepse jeta politike këtu është e dominuar nga figura mashkullore dhe kemi pak simbole femërore që mund të përfaqësojnë dhe unifikojnë.

Ne jemi shumë të lumtur që Mbretëresha Geraldinë është një nga figurat, edhe shqiptare që unifikon, kështu që mendoj se do jetë një moment shumë i bukur për ne, por edhe për qytetin e Tiranës që të mirëpresë statujën e saj.”, tha Elia.

Share With:
Translate »
218 Views