Asistenti ‘helmon’ fëmijët parashkollorë me detergjentin që e dinte lëng molle

Një asistent i kopshtit parashkollor në Hawaii ngatërroi lëngun e mollës me një detergjent larës, të cilin ia dha për të pirë tre vajzave.

Ngjarja ndodhi në një parashkolloren katolike në Honolulu ku tre vajzat e moshës 4 dhe 5 vjeçe morën menjëherë ndihmën e parë.

Mjekët nuk gjetën shenja traume apo sëmundje, prandaj prindërit e tyre nuk i dërguan në spital.

Asistenti i edukatores arriti të kuptonte se nuk ishte lëng molle që kur piu gllënjkat e para. Inspektorët thonë se ai e gjeti detergjentin në kuzhinë dhe e hodhi në gota. Ndonëse ishte në paketimin përkatës ku jepte informacion për larje, asistenti e neglizhoi dhe e konsideroi si lëng frutash.

Share With:
Translate »
742 Views