8 vite nga zënka me vëllain binjak, këngëtari: Jam i dëshpëruar, shpresoj ta takoj një ditë

Këngëtari i njohur Olly Murs ka zbuluar se janë zvogëluar shanset që të pajtohet me vëllain e tij binjak. Ky i fundit ka ndërruar numrin e telefonit, prandaj problemet familjare do jenë të pranishme edhe për disa kohë në jetën e Olly.

Ata patën një zënkë të madhe në 2009 pasi këngëtari nuk u shfaq në dasmën e Ben për shkak të angazhimit që kishte në “X Factor”.

Ben u largua dhe nga prindërit prej zemërimit me Olly-n. Në një intervistë për “ITV”, këngëtari tha se Krishtlindjet nuk janë më njësoj pasi vëllai nuk është mes tyre.

I pyetur nëse do i japi fund përçarjes, Olly tha: “Shpresoj shumë. Çdo vit mendoj për të. I shkruajta për ditëlindje, por ai kishte ndërruar numër. Krishtlindjet nuk janë më njësoj. Është e vështirë dhe jam shumë i dëshpëruar. Do jetë gjithmonë temë e ndjeshme, jo vetëm për mua dhe atë, por edhe për shumë persona të tjerë të përfshirë, si nëna ime.”

Ndër të tjera, Olly u shpreh se shpresonte të takohej sërish me vëllain e tij një ditë.

Share With:
Translate »
601 Views