Askush më mirë se prindërit e rinj s’i kupton mëngjeset e Valdrin Sahitit!

Valdrin Sahiti na prezantoi për herë të parë me vogëlushen e tij aty nga fundi i tetorit. Që prej asaj kohe, ndonëse stilisti përpiqet të jetë sa më i rezervuar me postimet në lidhje me të, dëshira dhe krenaria është më e madhe.

View this post on Instagram

Familja Sahiti 😍

A post shared by Kids' time (@kidstime.al) on

Pak orë më parë, Sahiti postoi në lnstastory-n e tij një video të shkurtër ku i tregon fansave të tij si fillojnë mëngjeset tani që Bella është pjesë e familjes.

Një vaskë e mbushur me lodra dhe brenda saj bebushja që përpiqet të gërmëzojë. Sigurisht, babi nuk mund ta lërë t’i shpëtojë pa lmuar një moment i tillë.

“Mëngjeset tona! Dushi, veshja dhe përgatitja nën përcjellje.”- shkruan ai dhe askush më mirë se prindërit e rinj nuk kupton dëshirën për të qenë gjithë ditën me vogëlushen dhe faktin që duhet të nxitojë për punëëë!!

Share With:
Translate »
602 Views