Atara, kuptimi i veçantë që fshihet pas emrit që Orinda dhe Turi zgjodhën për të voglën e tyre
Pritjes së ëmbël i vjen fundi. Orinda Huta dhe Turjan Hysko tashmë janë bërë nënë e baba. Orinda ka sjellë në jetë vajzën shëndoshë e mirë, siç duket edhe nga fotoja që ka publikuar Turjani. Dhe me këtë rast mësuam edhe emrin e bebit: Atara!
‘Atara lëre Tik Tok-un, vrap gjumë tani’, shkruan ai.
Nuk e dimë nëse emri Atara ka domethënie të veçantë për Orindën dhe Turjanin, apo ishte zgjedhje rastësore. Por nga një kërkim që bëmë për këtë emër zbuluam se Atara është emër me origjinë hebraike që nënkupton: ‘Kurorë, e Bekuar.’ Dhe vërtetë, ardhja e një fëmije në jetë është Bekim.