Ato që nuk besojnë tek përrallat, t’i hedhin një sy dasmës së Besit dhe Xhensilës

Sot është dita më e rëndësishme për Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallakun. Çifti kurorëzoi dashurinë e tyre me martesë, duke thënë “Po” para qindra të ftuarve.Ashtu siç e kishim imagjinuar e gjitha është një dasmë përrallore, ku karroca e Hirushes Xhensilë u prodhua enkas për të. Nëse të gjithë u gënjyem në mëngjes, ja ku është zbuluar fustani i vërtetë i nuses. Me një model princeshe dhe me një bisht të gjatë me të cilin e ndihmojnë shoqërueset, Xhensila dhe Besi hyjnë në Pallat për të kurorëzuar dashurinë në një ditë të shënuar. Të ftuarit në ceremoni kanë ndarë me të gjithë edhe momentin kur çifti i kanë thënë PO njëri-tjetrit në prani të të gjithë të ftuarëve. “Premtoj të ndërtoj ëndrrat me ty si kam bërë deri tani…të jem bashkëshortja jote por mbi të gjitha të jem shoqja jote më e ngushtë, të premtoj sot që do krijojmë një familje plot jetë…”, ka thënë Xhensila në altar. Pas gjithë këtyre premtimeve Besit i mbetej vetëm të pranonte. Me stilin e tij. Sigurisht. “Po, du”, tha ai duke shkaktuar të qeshura. Më pas ata shkëmbyen puthjen klasike si burrë e grua që u pasua me një përqafim shumë të gjatë…teksa kumboi “I will always love you”. Me sa duket Besi, edhe pse e la atë përqafim me fytyrë të qeshur, duhet të kishte emocione teksa niste jetën si burrë e grua me Xhensilën e transformuar në Hirushe dhe i duheshin ca sekonda ta mblidhte veten. E ai e trajtoi si princeshë, teksa në fund i puth dorën….

Share With:
Translate »
2602 Views