Aurela Gaçe reagon e revoltuar për dhunimin e 11-vjeçares, “A ka ligj?”

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Kosovë, ku një 11-vjeçare është abuzuar seksualisht nga 5 persona.

E mitura u mbajt prej 7 orësh nga autorët. Ngjarja e rëndë ndodhi më 27 gusht, nga ora 17:30 deri në 00:30.

Kujtojmë që e mitura u ndalua në park në Prishtinë nga tre prej abuzuesëve. Dy prej tyre e dhunuan ndërsa i treti e mori në makinë me të tjerët dhe e dërguan në një vend pa njerëz, për të abuzuar sërish.

Nga ana tjetër, një protestë do të zhvillohet më 31 gusht, ora 12:00 tek “Zahir Pajaziti”.

Të shumtë kanë qenë personazhet VIP që kanë reaguar lidhur me abuzimin e të miturës, ndër ta dhe Aurela Gaçe.

Me anë të një postimi në Instagram, Aurela i ka quajtur monstra ata të cilët kanë kryer këtë vepër montruoze.

Sipas saj nëse nuk do kemi ndëshkim dhe forcim të ligjeve, ata do thërrmojnë shpirtra të tjerë.

“Si nënë e dy vajzave, kjo që lexoj e dëgjoj është ….e tmerrshme është pak të thuash.
5 qênie që frymojnë mbi tokë, arrijnë me gjakftohtësi të dhunojnë një te mitur. Pa fjalë.
A kanë nëna, motra?
Shpesh thuhet për ndonje person që kryen vepra montruoze se ishte i sëmurë mendor.
Po më këtë rast çfare i bie te jenë? 5 te sëmurë? 5 çfare? Se nuk ka fjalë që mund ti përshkruajë.
A KA LIGJ ?
A ka dënim të mjaftueshëm për monstrat?
Mjerë fëmija me çfare është pêrballur.
Çfare duhet të bëjmë?
Nëse nuk forcihen ligjet, nëse nuk ndëshkohen, ata dalin shpejt e thërrmojnë shpirtra të tjerë.”, ka shkruar Aurela.

Share With:
Translate »
138 Views