Aurela Gaçe sensibilizon për ekon e gjirit: “Dua t’i shoh vajzat të rriten”

Në muajin mbi ndërgjegjësimin për rëndësinë e diagnostifikimit të hershëm të kancerit të gjirit, Aurela Gaçe ka postuar disa orë më parë këtë foto në llogarinë e saj në Instagram, përbri së cilës shkruan:

“Sa herë vij për eko gjiri, është gjithmonë një frikë që më shoqëron. E bëj sepse duhet ta bëj, sidomos tani që kam një detyrë më të rëndësishme, të rris fëmijët që solla në jetë. E shtyj për disa javë, por mendjen e kam aty. Të pakten për 1 vit, tani mendja ime u çlirua nga mendimet që kaplojnë çdo grua.”

Më tutje artistja vazhdon:

“E dua veten por mbi të gjitha tani dua aq shumë të shoh vajzat e mia të rriten e une të jem pranë tyre… prandaj kontrollet e shëndetit i bëj rregullisht… Është më mirë ta luftojmë diçka nëse është aty, sesa të kemi frikë të dëgjojmë të vërtetën e të flemë me të… Zbulimi i hershëm na ndihmon t’ia këpusim kokën bishës së keqe.”

View this post on Instagram

Sa here vij per eko gjiri, eshte gjithmone nje frike qe me shoqeron. E bëj sepse duhet ta bëj, sidomos tani qe kam nje detyre me te rendesishme , te rris femijet qe solla ne jete. E shtyj per disa jave,por mendjen e kam aty . Te pakten per 1 vit ,tani mendja ime u çlirua nga mendimet qe kaplojne çdo grua. . E dua veten por mbi te gjitha tani dua aq shume te shoh vajzat e mija te rriten e une te jem prane tyre. ..prandaj kontrrollet e shendetit i bej rregullisht.. Eshte me mire ta luftojme dicka nese eshte aty, sesa te kemi frike te degjojme te verteten e te flemë me të.. . Zbulimi I hershëm, na ndihmon t'ja kepusim kokën bishes se keqe .#gra#vajza#motra#nena #kanceriigjirit #mundteluftohet

A post shared by Faleminderit Zot (@aurelagaceofficial) on

 

Share With:
Translate »
708 Views