Truku që po përdor Elita Rudi për të fshehur shtatzëninë

Prej kohësh mediat po ziejnë nga lajmi se moderatorja simpatke, Elita Rudi është në pritjen e ëmbël. Pavarësisht se ky lajm po qarkullon çdo ditë, Elita është duke u përpjekur me mënyra të ndryshme për të fshehur barkun e rrumbullakosur. Së fundmi ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, por fotot që publikon janë ‘selfie’ duke treguar vetëm fytyrën. Në dy imazhet e vetme që shfaqet e gjitha, moderatorja ka përdorur një truk interesant për të fshehur shtatzëninë. Në foton nga pushimet në Milano, ku shfaqej e veshur me fustanin rozë, ajo ka vendosur çantën për t’u mbuluar. Të njëjtën gjë ka bërë edhe në postimin e fundit nga Zagrebi. Elita ka veshur një fustan të kuq leopard, të cilin e ka kombinuar me një çantë, të cilën e mban në dorë para barkut.

Share With:
Translate »
687 Views