Aurela Hoxha demonstron “50 hijet” e saj në Spanjë, para se të martohet dhe të lindë fëmijën e parë

Aurela Hoxha shënoi një tjetër sukses si modele, duke pozuar për një nga markat më të njohura në botë.

Përmes postimeve të fundit, ajo bëri të ditur se ka bashkëpunuar me “Versacen” për një set të ri, duke shfaqur kështu anën e saj sensuale në lëvizje provokuese që mund t’i emërtonim “50 hijet” e Aurela Hoxhës.

FOTOT/ Aurela Hoxha demonstron “50 hijet” e saj në Spanjë,

Në ato skena, modelja shfaqet e veshur me një bodysuit me ngjyrë të kuqe, që ia theksonte linjat trupore asaj.

“Momente nga prapaskenat e Versace. Mezi pres të ndajë gjithçka me ju njerëz,”-ka shoqëruar me këtë mbishkrim postimin e saj.

FOTOT/ Aurela Hoxha demonstron “50 hijet” e saj në Spanjë,

Ndërkohë, ç’po ndodh me jetën private të Aurelës, pasi nuk shihet më në Tiranë dhe është vendosur pranë të dashurit misterioz në Spanjë?

Gjatë një interviste të fundit, modelja e njohur ka treguar se ka zgjedhur të jetojë atje për shkak të punës, ndërsa rrëfeu detaje nga romanca e saj.

FOTOT/ Aurela Hoxha demonstron “50 hijet” e saj në Spanjë,

“Nuk jam vetëm dhe nuk dua të them që kjo është arsyeja që më mban në Spanjë sepse kudo që të jem do ishim bashkë. Për momentin jemi atje, sepse unë po punoj. Bëra këtë zgjedhje për shumë arsye. Doja të bëja diçka tjetër, në Shqipëri kam filluar punë shumë e vogël dhe i kam provuar pothuajse të gjitha,”- tha Aurela Hoxha.

FOTOT/ Aurela Hoxha demonstron “50 hijet” e saj në Spanjë,

Ajo gjithashtu foli edhe për planet për martesë, duke thënë se dëshiron të bëjë një dasmë të madhe tradicionale shqiptare. Megjithatë, shtoi se mënyrën e organizmit të dasmës do t’ia lërë në dorë partnerit të saj.

FOTOT/ Aurela Hoxha demonstron “50 hijet” e saj në Spanjë,

“Në 2020 kemi pasur shumë plane, por nuk u realizuan. Unë vdes për një dasmë të madhe shqiptare. Jam e çuditshme, sepse në të njëjtën kohë dua një dasmë private, në plazh. Kur të vijë momenti, le ta zgjedhë partneri, ta zgjedhë ai më mirë dhe do bie dakord sepse jam femër e bindur,”- shtoi modelja.

FOTOT/ Aurela Hoxha demonstron “50 hijet” e saj në Spanjë,

Gjithashtu, Aurela Hoxha zbuloi edhe dëshirën për t’u bërë nënë, pasi të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.

“Mendoj se disa gjëra janë të shkruara, i di Zoti. Mendoj se momenti kur do bëhesh mami, është një gjë aq e veçantë, saqë sado ta planifikosh, një forcë më e madhe se ne e ka planifikuar momentin që do vijë në jetë. Është i mirëseardhur kurdo që të jetë. Nuk e shoh as të largët dhe as të afërt,”- tha ajo ndër të tjera.

FOTOT/ Aurela Hoxha demonstron “50 hijet” e saj në Spanjë,

Ndërkohë, nga imazhet e fundit mund të themi se duket në formë dhe shumë e bukur.

Share With:
Translate »
387 Views