Aurela Hoxhës i vjen mesazhi i ditëlindjes në orën 00:00: Nuk jetoj dot pa ty!

Modelja Aurela Hoxha feston ditëlindjen sot, por urimet kanë mbërritur që në orët e para të mëngjesit.

Njëri prej tyre që e emocionoi jashtëzakonisht shumë, ishte urimi i nënës së saj, që i mbërriti në mesnatë 00:00.

“Aurela! Sa ndjenjë e bukur është kur dikush kujdeset për ty. Kur dikush nuk mundet të jetojë pa ty. Udhëtova gjatë që ditëlindja jote të mos të kalojë pa u vënë re, që ti të kesh diçka për të kujtuar. Mos harro se je drita e syve të mi, je një vit më e madhe, një vit më afër ëndrrave të tua. S’të uroj asgjë tjetër veçse lumturi, sepse ajo përfshin gjithçka duhet në jetë. Edhe 100 zemra jeme!!”, shkruan ndër të tjera e ëma e modeles.

Pas këtij urimi prekës, nuk mungoi dhe torta e ditëlindjes, të cilën Aurela e ndau me fansat në Instastory. Deri në orët e vona, ajo solli imazhe nga festa e ditëlindjes.

Share With:
Translate »
940 Views