Aventurat e bukura të Saimir Tahirit me Drinin, njeriu i vetëm që e bëri të përlotet

Sido që të jetë e vërteta dhe sido që të përfundojë çështja e ish ministrit Saimir Tahiri, në gjithë këtë zhurmë , ai që vuan më shumë e që ndoshta dëgjohet më pak nga të gjithë, është djali i tij i vogël, Drin.

Saimiri, ndër vite, që kur ka nisur jetën politike, ka qenë i kursyer me publikimin e jetës famlijare.

Sado që kohët e fundit, vetë ai, u bë shumë mediatik duke dal shpesh në emisione humori, djali 6 vjeçar, ka qenë thuajse i paprekur. Edhe kur Saimiri vetë ka zgjedhur që të ndajë një fotografi me të birin, me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, është treguar i kujdesshëm që mos të shfaqë asnjëherë portretin e plotë. Kemi shkëputur më poshtë disa nga momentet e tyre të bukura të argëtimit, kur kanë shijuar me njëri tjetrin kohën e lirë që babi Saimiri e kishte me kursim.

Mbrëmë, kur foli për gjithë akuzat dhe mundësinë e një burgimi të përkohshëm, Saimir Tahiri nuk i përmbajti dot lotët, pikërisht duke kujtuar të birin dhe duke i kërkuar tij ndjesë publike. Living

Share With:
Translate »
1991 Views