Baba në moshën 55 vjeçare! Gordon Ramsay rrëfen se i ra të fikët ndërsa mbante në krahë djalin e porsalindur: U rrëzova si idiot

Gordon Ramsay ka ndarë një moment të papritur nga lindja e djalit të tij, Oscar, në vitin 2019.

I ftuar në podcastin Smartless, shefi i kuzhinës rrëfeu se i ra të fikët ndërsa mbante për herë të parë në krahë të birin, i cili kishte ardhur në jetë me prerje cezariane.

“Papritur pashë gjak kudo, mjekët po lëviznin me shpejtësi, dhe kur më dhanë Oscarin, thjesht rashë. U rrëzova si idiot”, tregoi ai me humor, shkruan DailyMail.

Ramsay shtoi se më parë gruaja e tij, Tana, nuk e kishte lejuar të ishte në sallën e lindjes, por këtë herë bëri përjashtim.

Çifti, të martuar që prej vitit 1996, kanë gjashtë fëmijë dhe e përshkruajnë lindjen e fundit, të Jesse James Ramsay në nëntor 2023, si “bekim” dhe “dhuratë ditëlindjeje”.

Ramsay, tani 58 vjeç, e pranon me të qeshur se nuk ishte shumë i bindur për një fëmijë të gjashtë për shkak të moshës dhe jetës familjare që “kërkon dy autobusë”, por thotë se ndjeshmëria dhe përvoja e kanë bërë një baba më të mirë me kalimin e viteve.

Ndërkohë, djali i tij Oscar po ndjek hapat e tij, duke nisur të kritikojë ushqimin në shkollë dhe të mbajë me vete një lunchbox të përgatitur në shtëpi.

“Ai më tha: “Ushqimi është i tmerrshëm”. I thashë: “Atëherë merre vetë me vete”.

Share With:
Translate »
43 Views