Baba për herë të parë? Ledri foli dhe ja çfarë tha
Ditën e djeshme mediat raportuan se Ledri Vula dhe Sara Hoxha do bëhen prindër për herë të parë.
Po ashtu, nëpër media qarkulloi lajmi se Sara është në muajin e tretë të shtatzënisë dhe çifti po pret një vajzë.
Ndonëse deri tani çifti nuk ka reaguar, kjo foto e Sarës i përforcoi edhe më shumë dyshimet.
Nga ana tjetër, autori i hitit “SRMN” është shprehur herë pas here se dëshiron të bëhet baba.
Mbrëmjen e djeshme teksa ishte i ftuar në “NIN”, këngëtari është pyetur nëse ka në plane të afërta të bëhet baba.
Dhe përgjigja e Ledrit ishte kjo:
“Qysh të jetë e shkrume. Unë me qejfin ma të madh e pres. Krejt shokët e mi janë bo prindër. Kur i shoh, që pa marrë parasysh çfarë problemesh kanë, kur kthehen te fëmijët e tyre marrin atë dashuri dhe asgjë tjetër s’ju intereso në botë…edhe unë du me e pas atë ndjenjë!”
Nga ana tjetër, drejtuesi i emisionit, mik me Ledrin, Alaudin Hamiti, vendosi mos ta ngacmojë më shumë reperin, teksa duke qeshur tha:
“Ok, po e mbyll këtu, s’po të ngacmojë më shumë.”