Babagjyshi surprizon fëmijët në spital

Fëmijët e vegjël në një Spital Onkologjik në Spanjë këtë vit nuk mund të presin vizitorë për shkak kufizimeve të rrepta nga pandemia. Por Babagjyshi i Vitit të ri, ka gjetur një mënyrë për t’i surprizuar. Ai zbriti nëpërmjet një litari në dritaret e ndërtesës së Spitalit, duke iu dhuruar atyre buzëqeshje dhe momente gëzimi.

 “Unë vij për të kërkuar buzëqeshje nga fëmijët dhe e vërteta është se pothuajse gjithmonë i marr ato. Është shumë bukur,” tha Jordi Valls, me profesion është zjarrfikës, por i maskuar si Babagjyshi.

Ana Belén Tundidor, nëna e një prej fëmijëve u shpreh tepër e lumtur për këtë nismë.

“Ishte e mahnitshme të shihja se sa i emocionuar ishte djali im për të parë Santa Claus. Ne kemi vuajtur për shumë muaj dhe kemi kaluar shumë…dhe të shohësh fytyrën e tij të emocionuar ishte e paçmueshme. Ishte vërtet emocionuese për të parë fytyrën e tij të emocionuar”.

“Kur fëmijët pyesin çfarë po bën Santa Claus këtu? Dhe çfarë po bën ai i varur me kokë poshtë?” Ka shumë gëzim. Mund ta shohësh në sytë e tyre, ata shkëlqejnë. Është si një magji që hyn aty. Gjithë mundi, gjithë puna që duhet për ta bërë këtë ia vlen vërtet,” shprehet Jordi Primo, me profesion zjarrfikës, pjesë e surprizës.

Kur shpërtheu pandemia dhe vizitat në spital u kufizuan shumë, sezoni i Krishtlindjeve ka anuluar të gjitha aktivitet. Por drejtuesit e Spitalit Onkologjik në Katalonjë, Barcelonë, menduan që fëmijëve nuk duhet tju mungonte magjia e këtij viti.

 

Share With:
Translate »
177 Views