Babai është hetues i BKH-së, nëna pjesë e SPAK-ut, ja kush është personi i dytë në vrasjen e Martin Canit (EMRAT)

    

Të tjera detaje janë zbardhur nga skandali ku është përfshirë me dashje, Policia e Shtetit, në lidhje me autorin e dytë që ka marrë pjesë në vrasjen e Martin Canit dhe plagosjen e Luis Meçajt.

Pasi u bë e ditur se autori i dytë, i cili është ende i lirë, është djali i një hetuesi të Byrosë Kombëtare të Hetimit, tani është mësuar se edhe nëna e djalit është pjesë e SPAK, si punonjëse e administratës.

Burime ekskluzive për JOQ, kanë zbuluar skandalin në vrasjen e Martin Canit, ku një prej të miturve është lënë i lirë.

Emri që është fshirë nga Policia e Shtetit është Kledion Bejkaj, shoku i autorit të vrasjes Mario Prelleshaj.

Bejkaj nuk është ndaluar nga policia, pasi policia pretendon se ai nuk ka qenë i përfshirë në krim, ndërkohë që të kundërtën ka treguar i plagosuri Luis Meçe.

JOQ zbulon se Kledion Bejkaj është djali i Maksim Bejkajt, hetues në Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH), dhe Nevila Bejkajt, Specialiste e Regjistrave dhe Statistikës pranë Prokurorisë së Posaçme.

Sipas grupit hetimor, është arritur në përfundimin se Mario Prelleshaj ka vepruar i vetëm dhe nuk ka pasur një bashkëpunëtor në ngjarje, por në deklaratën e marrë nga OPGJ, Kledion Bejkaj ka shoqëruar Mario Prelleshajn në sulmin ndaj viktimës.

Bejkaj është denoncuar publikisht edhe nga i ati i Luis Meçe, i cili ka thënë se i mituri mbante një thikë të vogël dhe ka goditur pas shpine të birin.

Gjithashtu, ai ka thënë se 14-vjeçarin, prindërit me influencë në BKH, po mundohen ta nxjerrin jashtë Shqipërisë.

 

Edhe Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një postim në Facebook ka publikuar mesazhet e disa qytetarëve, të cilët akuzojnë se policia dhe SPAK po fshehin personin tjetër të përfshirë në vrasjen e Martin Canit.

Duke marrë për bazë këto mesazhe, Berisha iu është bashkuar akuzave se kjo mbrojtje vjen pasi prindërit e tij janë punonjës në Prokurorinë e Posaçme.

Postimi i plotë i Berishës

SKAP-istët fshehin kriminelin! SKAPI dhe policia fsheh kriminelin tjetër në rastin e vrasjes së Martinit dhe plagosjes rëndë të Luizit. Prindërit e tij janë të dy punonjës të SKRAP-it.

Kërkojnë të mbyllin çështjen vetëm me Marion si autor i vrasjes së Martinit.

Lexoni denoncimet e qytetarëve dixhital!

– Përshëndetje dr Berisha. Të dy prindërit e të miturit të dytë të dyshuar për vrasjen e minorenit janë punonjës të Spakut të Partisë… E ëma sekretare në SKAP, babai Maksim Bejkaj është agjent i Dumanit ndaj dhe fshehin aktin e tij kriminal.

– Përshëndetje Dr, policia fsheh personin e dytë që ka marrë pjesë në vrasjen e Martinit dhe plagosjen e rëndë të Luizit. Ai është nxënësi K.B. i ati i tij është oficer i BKH. Kurse burri që ka ngritur për krahësh Martinin para se ta sulmonin me thikë është babai i Marios, por për shkak të lidhjeve me partinë dhe pozicionin që ka hetuesit e fshehin.

– Mirëmbrama Dr Luizi është në gjendje të rëndë ka marrë gjashtë thika nga vrasësit e e Martinit, kurse Marion i ati i “ thjeshte” e mbanë për një gërvishtje prej një jave në spital privat.

– Përshëndetje doktor: Skandal Shtetëror, në vrasjen e 14 vjeçarit dhe plagosjen rëndë të shokut të tij ka qenë edhe një person i tretë, i cili quhet Kledjan Bekaj, policia e nipit të Enverit dje doli me një deklaratë zyrtare që nuk është i përfshirë personi që përmendet në media, nga i Ati i të plagosurit, por në fakt jo që ka qenë i përfshirë, por edhe personi kryesor që ka bërë masakrën, por ky emër jo pa qellim nuk është në dosjen e policisë apo prokurorisë:

Kledjoni është djali Maksim Bekajt hetues në BKH, dhe gjithashtu edhe djali Nevila Bekajt qe është specialiste e regjistrave të statistikave në prokurorin e posaçme, ja pra kjo është drejtësia e re dhe policia e rilindjes!

SHËNIM: Qytetarët dixhital kanë dërguar fotografi të cilat nuk janë nga vendi i ngjarjes. Duke i falenderuar për dërgimin e tyre, për shkak të privatësisë nuk po i publikoj.

Share With:
Translate »
53 Views