Babai fiton medaljen, Mariza i dedikon disa fjalë: Me probleme zemre e prapë nuk dorëzohet

Familja e këngëtares së Mariza Ikonomit sot fituan një medalje në Maratonën e Tiranës. Garuesi që rrëmbeu medaljen ishte babai i këngëtares. Krenare për këtë arritje ajo shkruan:
“Shumë krenare për babushin tim, 68 vjeç (po që duket si 48 ), i shtruar disa herë në spital me probleme zemre e prapë nuk dorëzohet sepse vrapi e fiskultura i japin gëzim dhe forcë. Edhe mua më frymëzon kur e shihja çdo mëngjes para se të shkonte në punë, merrte biçikletën e shkonte tek liqeni pa përtesë për të vrapuar në ajër të pastër. Futbollist i shkëlqyer i ri, por gjithë jetën mbeti me shpirt sportisti. Je më i miri babush Pandi Ikonomi! Të kam shumë xhan!” /Kids’ Time

Share With:
Translate »
794 Views