Rregullat për një “baby shower” sa më të këndshëm

Çfarë janë rregullat e baby shower-it? Prindërit sot janë shumë të interesuar për të ditur më shumë rreth tyre. Këto rregulla bazohen në një protokoll të caktuar dhe në qoftë se ky protokoll thyhet atëherë baby shower-i i fëmijës suaj prishet. Por këto rregulla kanë ndyshuar me kalimin e kohës.

Si dukej një baby shower disa vite më parë?

Më parë ishte shumë e qartë si mund të oganizohej një baby shower. Ato ngjasonin me një festë të vogël që organizohej nga prindërit e fëmijës për beben që do të vinte në jetë dhe ishin formale, ku të ftuarit vishnin pantallona dhe xhaketa. Nuk lejoheshin ëmbëlsira të tjera veç tortës e cila tregonte mjaft qartë tematikën e festës. Ajo që do të shërbeni është në varësi me kohën kur organizohet baby shower-i. Nëse do të mbani një baby shower nga ora 11:00 deri në orën 13:00, pritet të shërbeni një drekë të lehtë, duke përfshirë sanduiçe dhe pasta të vogla, por nuk ka nevojë të jetë shumë e bollshme. Nëse baby shower-i i fëmijës suaj fillon pas orës 1 pasdite, por para orës 5 pasdite, ju mund të merrnit ëmbëlsira të vogla apo ushqime të thata. Në këto organizime përfshiheshin lojra apo shaka që vinin në siklet nënën e bebit apo dhe të ftuar të tjerë.

Si duket një baby shower ditët e sotme?

Lajmi i mirë është se etika e baby shower-it të fëmijëve ka ndryshuar me shpejtësi në njëzetë vitet e fundit. Pra mund të vishni çfarë të dëshironi, të sillni ëmbëlsira nga më të ndyshmet apo të organizoni lojra edhe për të vegjëlit që do të jenë të ftuar. Dekori i sallës që prindërit kanë zgjedhur dekorohet sipas dëshirës së tyre duke u mbështetur tek trendet më të fundit. Disa të tjerë parapëlqejnë akoma të përdorin trendet e vjetra, por kjo varet gjithnjë nga të ftuarit, jo gjyshet sigurisht.

/Kids’ Time – Përshtati: B. Lica

Share With:
Translate »
876 Views