Babai i punonjësit të kondicionerit, prek me fjalët: “E morën në shtëpi dhe i morën jetën”

Ditën e djeshme babai i Indrit Çelës ishte i ftuar në emisionin “Me zemër të hapur”.

Në një intervistë të gjatë ai tregoi me lotë në sy se nuk e ka marrë ende veten nga ngjarja e rëndë dhe e ka të vështirë ta pranojë.

Ai shtoi se vrasja e të birit e ka shokuar, pasi ata që dyshohet se e kanë vrarë e morën në shtëpi dhe më pas e qëlluan në kokë.

“Ta marrësh tjetrin në shtëpi dhe ta vrasësh! Edhe Kanuni i Lekë Dukagjinit se bënte këtë. Të jepte bukë, të nxirrte jashtë dhe të thoshte: Ruhu tani! Nuk e di as ngjarjen se si ka qen, por çfarë më kanë thënë. Nuk shteren ato britma”, tha babai i Çelës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur disa ditë më parë, ku i riu ishte marrë nga pronarët e një vile për të montuar kondicionerët.

Më pas diçka nuk ka shkuar mirë dhe dyshohet se djemtë e pronarit të vilës vranë Indritin.

Deri tani askush nuk është arrestuar për aktin e rëndë dhe i ati bën thirrje për drejtësi.

Share With:
Translate »
750 Views