Ish-kunata, pajtohen Nora dhe Tuna! Pas sherrit të bujshëm shihen për herë të parë bashkë

Tuna dhe Nora Istrefi kanë qenë shpesh në qendër të mediave, për shkak të marrëdhënies së komplikuar.

Pavarësisht se kanë qenë kunata ato prej kohësh nuk ishin parë në shoqëri të njëra-tjetrës dhe thuhej se këngëtaret nuk flisnin.

Këto lajme u shtuan edhe më shumë pasi thuhej se në debatin e bujshëm Tuna- Robert, Nora mbajti anën e ish-partnerit të saj.

Megjithatë tashmë vajzat duket se janë pajtuar dhe së fundmi janë fotografuar bashkë.

Lajmi.net ka publikuar  foto të tyre teksa qëndrojmë në një lokal dhe pranë tyre është miku i tyre i përbashkët, Valdrin Sahiti.

Ata shihen shumë të përfshirë në bisedë dhe nuk dihet ende qëllimi i takimit, megjithatë nuk përjashtohet mundësia e ndonjë bashkëpunimi.

Kjo është hera e parë që vajzat shihen bashkë pas debatit të bujshëm.

Share With:
Translate »
392 Views