Babai i tij feston ditëlindjen, Mozzik bën urimin e ndjerë

Babai i reperi Mozzik feston sot ditëlindjen. Në këtë ditë të veçantë për të nuk kanë munguar urimet e përzemërta nga familjarët, por ai më i veçanti dhe i ndjeri ishte i Mozzik. Reperi ka ndarë në rrjete sociale dy foto, ku në njërën është babai i tij me të kur ishte bebe dhe në tjetrën babai me mbesën e tij Hanën.

Fotot, reperi i ka shoqëruar me një urim të ndjerë, ku mes rreshtash shkruan se i ati është ‘shtylla e shtëpisë’.

“Urime datëlindja Baba jem i dashtun! Ke qenë dhe vazhdon të jesh shtylla më e rëndësishme e familjes tonë. I pa thyer në të gjitha sferat jetësore, ky je ti. Andaj të urojmë shëndet e gjitha të mirat në jetë! Gëzuar! (Foto e parë jam unë dhe Baba, tjetrën Baba me vajzën time Hanën )”, ka shkruar Mozzik.

Share With:
Translate »
66 Views