Babai masakroi me thikë të birin, nëna e Matias flet pas daljes nga spitali: Ndiej dhimbje të madhe, kurrë më nuk…

Mariola Rrapaj, nëna e Mattias fëmija i cili u vra nga babai i tij polak, Mirko Tumkov, ka thyer heshtjen dhe ka pranuar të flasë. Rrapaj, e cila ndodhet në gjendje shoku, ka thënë se po shkatërrohet nga dhimbja.

“Kurrë nuk do të kthehem në atë shtëpi, nuk dua të shkoj më aty. Nuk më shkon mendja se çfarë mund të kishte ndodhur atë ditë të tmerrshme atje”, tha Marjola Rapaj pas daljes nga spitali.

“Në këtë moment dhimbjeje të madhe, nuk jam në gjendje të shpjegoj atë që ndiej”, ka thënë ajo për Il Messaggero.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 16 Nëntor, ku babai i të miturit, Mirko Tumkov shkoi në banesën ku ishte fëmija dhe e vrau. Më pas ai tentoi të vriste dhe veten e t’i vinte flakën shtëpisë.

Share With:
Translate »
130 Views