Babai ndërron jetë si hero, mbron fëmijët nga ariu polar

Një burrë ka humbur jetën me 3 korrik duke mbrojtur fëmijët nga sulmi i një ariu polar në Kanada.

Aaron Gibbons, 31 vjeç, ishte në Sentry Island, një vend popullor peshkimi dhe gjuetie në bregun perëndimor të Hudson Bay, kur ai u përball me një ari.

Një i afërm tha se “vdiq një hero”, duke u thënë fëmijëve të tij të vrapojnë, ndërsa ai filloi përleshjen me kafshën.

Fëmijët nuk patën asnjë dëmtim, por Gibbons vdiq në sulm. Më vonë, një person i rritur e qëlloi dhe vrau ariun.

“Ai po shijonte ditën e tij me fëmijët e tij. Ata ishin befasuar nga një ari që kishte filluar të kërcejë dhe të afrohet pranë njëri fëmijë”, tha xhaxhai i Gibbons Gordy Kidlapik për median kanadeze.

Vdekja e Gibbons ka tronditur qytetin e tij të Arviat, rreth 10 km larg vendndodhjes së sulmit, vend që ka arinj polarë, të cilët migrojnë nga veriu.

Share With:
Translate »
1337 Views