E lumtur dhe pa “make up”, mami Ami shfaqet si e ka bërë nëna
Pas pushimeve të kaluara me familjen në Turqi, Amarda Toska është rikthyer në Tiranë për t’u rikthyer punës e impenjimeve të përditshme. Por pavarësisht të gjithave, ajo shijon edhe pak kohë relaks për veten.
Në foton e hedhur së fundmi në ‘Instastory’ Ami shfaqet ujë e sapun dhe shumë e qeshur para kamerës e shtrirë në barin e gjelbër. “Ndje natyrën” shkruan mbi foto Ami së cilës duket se i kanë bërë shumë mirë pushimet në Turqi dhe kjo vihet re lehtë në nurin e qetësinë që ka marrë në fytyrë.