Babë e bir bien në kontakt me telat e tensionit të lartë, ndërron jetë 16-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Berat, ku babë e bir kanë rënë në kontakt me telat e tensionit të lartë.

Për pasojë ka humbur jetën djali 16-vjeçar, ndërkohë që babi është nisur me urgjencë drejt Tiranës.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lapërdha, rreth orës 13:30, ndërkohë që bëhet me dije se babë e bir kanë qenë duke korrur misrin në tokën e tyre.

Share With:
Translate »
476 Views