“Babi, të dua po aq shumë sa mamin”, Mario përlot me deklaratën e tij për homoseksualitetin

Mario Dedivanoviç i ka prekur të gjithë me fjalimin që mbajt kur fitoi çmimin “American Influencer Awards 2019”. Mario tregoi se gjatë këtyre viteve e ka pasur të vështirë ta pranonte se ishte ndryshe dhe tha me krenari se është gej.

“Sot, për herë të parë, qëndroj me shumë krenari si 37-vjeçar gay! Dhe në fund të ditës, ndihem i lumtur sepse jam unë. Babi, edhe një gjë tjetër. Të dua po aq shumë sa mamin. Faleminderit të gjithëve”, u shpreh Mario.

Pas fjalimit, Albërie Hadërgjonaj i ka kushtuar një status Marios ku shkruan se ndihet shumë krenare për të.

“Për herë të parë në jetën time, mund të them se zëri yt i engjëllit është mesazhi më i mirë në botë! Zoti na bëri ne të përsosur. Ai kurrë nuk gabon! Ai të bëri qenien më të bukur. Faleminderit shumë për fjalimin tënd të mrekullueshëm! Ti je një ikonë Mario. Shumë krenare me ty”, ka shkruar Albëria.

Share With:



193 Views