Baby shower ekstravagant i fëmijës së Kim Kardashian, na tregon gjininë e bebit

Kryefjalë e lajmeve për familjen Kardashian/ Jenner janë shtatzënitë, e teksa Kylie dhe Khloe nuk e konfirmojnë, Kim nuk bën të njëjtën gjë.

Bukuroshja 36-vjeçare ka organizuar këtë të dielë një baby shower për fëmijën e tretë që pritet të vijë në jetë nga një nënë surrogate në muajin janar të vitit 2018. Më e rëndësishmja, dekori i festës, me pemën e qershisë- i dokumentuar në të gjitha rrjetet sociale të Kim- na tregoi se North dhe Saint West do të bëhen së shpejti me një motër të vogël.

Gjithçka dukej e menduar shumë mirë, deri në detaje, ndonëse nuk kishim dyshim për këtë, pasi është “baby shower” i fëmijës së Kim Kardashian ai. E shoqëruar nga motrat, bukuroshja ka pritur në shtëpinë e saj në Bel Air, të ftuarat. Mbrëmja ka nisur me një fjalim nga gjyshja, Kriss Jenner për të vazhduar më pas me hapjen e dhuratave për miqtë. Këtë festë e ka shijuar shumë, edhe e vogla North, e cila kishte zgjedhur të vishte një kimono, që i shkonte shumë.

Nuk e dimë se sa do t’i “zgjasë” ky gëzim, duke e ditur sa xheloze është ajo për vëllanë e saj, mendojmë që nuk do të jetë edhe aq e lumtur kur të mësojë se dashuria e mamit të saj, tashmë do të ndahet në më shumë pjesë. /Revista Class

Share With:
Translate »
695 Views