Baby-shower në emision! Brunilda Lahe përlotet nga vizita surprizë

Emisioni “Soirée” në Top Channel u kthye në një festë për vajzën e moderatores Brunilda Lahe, që do të vijë së shpejti në jetë.

Shoqet e saj në bashkëpunim me stafin dhe Jona Spahiun i organizuan një baby-shower surprizë moderatores së njohur Brunilda Lahe.

E gjithë ideja e festës ishte e papritur për moderatoren e cila u përlot në studio mbërriti edhe shoqja e saj e ngushtë nga Vlora, Nertila Fisheku.

Sapo e pa që u fut në studio, Brunilda nuk i ndali dot lotët.

Në këtë festë ishte edhe gjinekologia e Brunilda Lahes, Jola Lulo e cila së bashku me Jonida Shehun i kanë bërë një quiz nëse ajo është gati të bëhet nënë dhe nëse di t’i ndërrojë pelenat e bebit. Një test i kaluar me sukses për Brunilda Lahen.

Share With:
Translate »
541 Views